Sa herë që mbërrinte dita e Asamblesë, sidomos asaj zgjedhore, gati na zinte bari kur ngriheshin si me buton kartonat jeshil. Kjo Asamble e sotme , që e humbi “virgjërinë e votës” në dyert e gjykatave, po të kishte kalendar për ditët e shënuara, kjo e sotmja do të shënjohej si një datë speciale. Më në fund, kasta zyrtare, ajo që uzurpon futbollin prej dy dekadash , do të jetë vetëm, fillikat, në rolin e Maliqit , pasi ..Ligjin e morrën më në fund të zotët e “pronës” ..
Kjo Asamble , që në pamje të parë duket si e zakonshme, mund të quhet edhe e pazakontë sepse do të futet në “Ginesin” tonë si një asamble që ndërpreu ritualin më qokatar të votës, një spektakël 20 vjeçar, ku dora e futbollit ishte shndërruar në një mumje allçiri. Mund të ketë shumë asa nën mëngë kjo mbledhja e sotme, por 3 gjëra “magjike” i ka humbur..
E para : Nuk do të ketë votime, por kjo nuk do të thotë se njeriu i shkretë i futbollit do ta mbajë dorën poshtë, kur edhe në gjumë i ngrihet vetë !
E dyta: Në këtë Asamble, nuk do të guxojë të ngihet dikush nga UEFA, si ai zyrtari ukrainas 4 vite më parë, për ta na kërcënuar : “ Ose me Dukën, ose do të mbeteni pa futboll..”
E treta: Këtë herë do të ketë “patronazhistë” në sallë dhe loja zgjedhore do të bëhet disi e koduar, prandaj, me gjuhën e basteve, do të luhet me gola poshtë!
Sfidanti.al