Diga që po mban gjithë papastërtitë e futbollit shqiptar po përgatitet për një tjetër 4-vjeçar të suksesshëm. Çfarë nuk ka kaluar në të; akuza, shpifje, dhunë, trukime, manipulime, tolerime dhe shumë e shumë “inerte” por ajo prapë po mban e madje sipas gjasave po përforcohet me “argjinaturë” aq të fortë sa për të përballuar edhe shira 10 herë më të furishëm se sa ata të dittëve të fundit që përmbytën Durrësin e Gjirokastrën.
Kjo “digë” ndoshta duhet të shërbejë si leksion për inxhinierët që prej ditësh po kacafyten në studiot televizive për t’i caktuar atësi edhe fajit. Në digën e FSHF-së çdo metër kub ujë është i llogaritur dhe me hir apo pahir do të kalojë edhe në anën tjetër, pavarësisht problematikave që sjellin përrenjtë e futbollit shqiptar që nga Tropoja e deri në Sarandë.
Me kryeinxhinierin që përgatitet për një mandat tjetër të pakontestueshëm, baseni i digës së futbollit shqiptar nnuk do ta ketë aspak problem të shkarkojë në vrimën e zezëtë harresës gjithë mbeturinat e futbollit e në këtë mënyrë, të gjithë do të jetojmë një futboll të papërmbytur.
Pirro bardhyli

