Ylli i golfit shpenzoi 100 000 paundë për bileta, por pa vetëm 40 minuta në “Uembli”!

Mund të ndodhë edhe kështu. Dihet që në një ekonomi “të tregut të lirë” mund të jesh kaq i lirë saqë të blesh dy bileta 100 000 paundë stërlina! Dakord, atyre që ua mban xhepi “mirë t’ua bëjnë”, ndonëse ndjejmë një revolt dhe pezm të brendshëm kur mësojnë pabarazi të tilla. Gjithsesi, për yllin e golfit anglez, Ian Poulter, kjo nuk ishte e gjitha. Ai u ndodh në Skoci në turneun e Beruikut Verior (North Berëick), ku luftoi për vendin e parë duke pasur biletat në xhep. Në përfundim ai doli në vend të katërt, por u vonua sepse turneu zgjati shumë dhe për fat të keq pati mot me stuhi e vetëtima. Fluturimi me aeroplan privat u shty, dhe ai mbërriti vonë në “Uembli” për të parë finalen e Europianit, Itali-Angli. Punonjësit e sigurisë nuk e lejuan sepse ai ishte tepër vonë, ndonëse kishte bileta dhe iu desh kohë që t’i kandiste. Më në fund, 45-vjeçari hyri dhe zuri vend në llozhën e tij, duke parë vetëm një copë të pjesës së dytë dhe shtesat bashkë me penalltitë.

Sfidanti.al