Është e kundërta e politikës së “Zidanëve” apo e “galaktikëve”. Në Madrid po veprohet dhe lojtarë si Vinisius, Valverde, Rodrigo apo Kamavinga erdhën jo shumë të njohur, ndërsa sot janë ndër më të vlerësuarit në botë. Vinisiusi u mor nga Reali për 35 milionë euro, por sot është lojtari më i shtrenjtë i La Ligës me vlerë të paktën 100 milionë euro. Fede Valverde vlen sot 70 milionë euro, ndërsa madrilenët paguan vetëm 3 milionë euro për kartonin e tij. Rodrigos i vlen kartoni 60 milionë euro, ndërsa u mor për 40 milionë. Kamavinga erdhi në “Bernabeu” kundrejt shumës 30 milionë euro, por duke luajtur për kampionët e Spanjës dhe të Europës, i arriti vlera 55 milionë euro.
Sfidanti.al