Kështu thotë një ish-futbollist i Premier Ligës, sot analist, si Trevor Sinkler. Ai deklaron se Sadio Mane u ndje i pakënaqur nga vëmendja më e paktë që mori në Liverpul sesa Mohamed Salahu dhe Virgil Van Dajku. Sulmuesi egjiptian dhe mbrojtësi holandez kanë qenë gjithnjë heronj të mëdhenj, ndërsa Mane sikur vinte pas tyre në radhë, pavarësisht se u largua nga “Anfildi” si legjendë. Sinkler thotë edhe se problem ishte kontrata, pasi Bajerni i dha më shumë, por edhe disa komente zhvleftësuese të trajnerit të të kuqve, Jurgen Klop, për Kupën e Kombeve të Afrikës, në të cilën Mane doli kampion me Senegalin e tij.
Sfidanti.al