Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale shkojmë ne

 

Roma është që tani në mendjen e Granit Xhakës, një nga ata lojtarë që vitin e kaluar nuk ishte në dy duelet gjysmëfinale të Europa League. Pasi luante tek Arsenali. Shqiptari firmosi gjatë verës me Bayer Leverkusenin, ku dha një kontribut të rëndësishëm në rritjen e nivelit të skuadrës që sapo është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të parë në histori. “Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit“, u shpreh mesfushori, “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos. Eliminimi i verdhekuqve italianë do të ishte një tjetër arritje e bujshme e një sezoni historik. Në të cilin Bayeri fitoi për herë të parë Bundesligën.

“Aspirinat” nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë West Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira. Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Në Europë duhet kaluar pengesa Roma. Takimin i parë, në “Olimpico” (2 maj). Sfida e kthimit, pas një jave në Gjermani (9 maj). Ndërkohë që data 25 maj sjell finalen e Kupës së Gjermanisë, me djemtë e Xabi Alonsos që do të përballen me Kaiserslauternin e divizionit të dytë”.

sfidanti.al