Xabi Alonso, 3 ndeshjet e ardhshme janë vendimtare

E ardhmja e Xabi Alonsos po varet gjithnjë e më shumë në fije të perit. Sipas disa mediave spanjolle, pas humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Manchester Sitit, trajnerit i është dhënë një ultimatum dhe për trajnerin do të jenë vendimtare 3 ndeshjet e ardhshme kundër Alaves, Talavera në Kupën e Mbretit dhe Sevillas.

Ish-trajneri i Bayer Leverkusen “shpëtoi” pas humbjes kundër “qytetarëve”, por klubi vazhdon ta kritikojë atë për gjendjen fizike të ekipit, si dhe, sigurisht, për rezultatet e dobëta të fundit (vetëm dy fitore në tetë ndeshje).

Treshja e ndeshjeve që e pret, në letër, duket ideale për një ringjallje, por si gjithmonë, fusha do të flasë dhe situata me lojtarët e tij, duke përfshirë pezullimet dhe dëmtimet, nuk mund ta lërë të ndihet rehat.

sfidanti.al