Vlahoviçi mund të ndryshojë sezonin e Juventusit për 60 milionë euro!

Nëse kjo ndodh, atëherë investimi do të cilësohet tepër i suksesshëm. Dushan Vlahoviç pritet të jetë lojtar i Juventusit gjatë kësaj jave, pasi klubi torinez i ofroi 60 milionë euro Fiorentinës. Në Firence ranë dakord sepse sulmuesit serb i përfundon kontrata në fund të sezonit, pra për 5 muaj largohet me parametër zero. Edhe pse nuk është oferta e Totenhemit, që mund të arrinte në 80 apo 90 milionë euro, sërish është mirë edhe sepse Vlahoviçi dëshironte të shkonte vetëm tek Juvja. Sipas analistëve në Itali, “Zonja e Vjetër” po merr një lojtar që mund t’i ndryshojë sezonin, jo për t’i dhënë titullin, por për t’i garantuar golat që do ta kualifikojnë për në Champions edicionin e ardhshëm.

Sfidanti.al