Ishte një sukses, ndonëse duhet marrë me rezerva, edhe pse ishte i 7-ti radhazi. Feniks Sansi mund të thotë me të drejtë se e meriton epitetin “skuadra më e mirë e sezonit në NBA” pasi kryeson renditjen e përgjithshme, dominon në Perëndim dhe kaloi një rival. Juta Xhazi u mund në Arenën e Arizonës 115-109, veçse duhet thënë se vendasit e patën shumë më të lehtë nga problemet në formacion të miqve nga Solt Lejk Siti. Të dyja skuadrat patën disa mungesa, por ato ndikuan më shumë për Jutën sepse në parket nuk ishin lojtarë të rëndësishëm si Donovan Miçëll, Bojan Bogdanoviç, Rudi Gober apo Majk Konlej. Për Feniksin, Shariç, Kaminski, Nader dhe Pejn ishin të një rëndësie më të vogël. Devin Buker shënoi 33 pikë dhe kapi 7 topa në tabela, edhe pse gaboi shumë në gjuajtje (14-35 nga loja). Kris Pol ishte i shkëlqyer me 27 pikë, 9 topa në tabela e 14 asistë (por, e humbi 7 herë topin), ndërsa Xhonson shtoi 20 pikë e Bijombo 16 pikë, 9 topa në tabela e 13 asistë. Feniksi kryeson Konferencën Perëndimore me 37 fitore e 9 humbje, ndërsa Juta Xhaz është në vend të katërt gjithashtu në Perëndim me 30 fitore e 18 humbje.
Sfidanti.al