Klubi ka mbetur pa president dhe nuk dihet se çfarë e pret në 2023. Nuk është gjë e vogël për Juventusin që të jetë në një kaos të tillë mes skandaleve e dorëheqjeve, ndërsa tifozët padyshim që po luten që ky vit që u largua të ketë marrë me vete edhe të këqijat. “Zonja e Vjetër” nuk fitoi asnjë titull në 2022, as në Itali dhe as në Europë, nga ekipi u largua legjenda Kielini, u largua Paulo Dibala, ndërsa përforcimet si Pogna e Di Maria dolën “huq”, pasi dëmtimet nuk i lejuan që të luanin thuajse fare. Më e keqja erdhi tani vonë, kur skandali i “plusvalencave” shpërtheu fuqishëm duke detyruar dorëheqjen e gjithë “kupolës drejtuese” me në krye presidentin Andrea Anjeli.
Sfidanti.al