Tifozët e Al Nasrit thërrasin emrin e Ronaldos, dhe imitojnë festimin e tij!

Ethet (jo të së premtes) kanë zënë keqazi mbështetësit e skuadrës së Arabisë Saudite. Al Nasr shumë shpejt do të ketë në radhët e veta një nga dy yjet më të mëdhenj të futbollit të shekullit të 21-të, Kristiano Ronaldon, dhe tifozët kanë nisur të bëjnë “nxemjen”. Pamjet e videove të botuara në Tuiter tregojnë sesi publiku i Al Nasrit në stadium thërret në kor “Ronaldo, Ronaldo”, si dhe imiton festimin legjendar të portugezit me thirrjen “siuuuu”. Entuziazmi është krejtësisht i kuptueshëm pasi një një skuadër relativisht jo shumë të dëgjuar po shkon një legjendë e gjallë e futbollit, i vetmi rival i vërtetë dhe i madh i Lionel Mesit gjatë këtyre dy dekadave.

Sfidanti.al