Viktor Osimhen, “skarciteti” i Bundesligës që po mahnit Europën!

Tek Volfsburgu luajti gjithsej vetëm 16 ndeshje dhe nuk shënoi dot asnjë gol. i tillë, Viktor Osimhen, protagonisti i një historie nga ato që të duken të pabesueshme. Si mundet të mendosh ndryshe kur është fjala për sulmuesin numër 1 këtë sezon në Serinë A, që luan në skuadrën numër 1 dhe që e ka prekur titullin me dorë, dhe që dëshiron të shkëlqejë në Champions. Osimhen luan këtë herë pikërisht në Gjermani, ndërsa Napoli viziton Ajntrahtin e Frankfurtit, ndërsa mediat italiane kujtojnë historinë e tij në Bundesligë që përfundoi pa sukses. Flitet se në atë kohë ai pati dëmtime, ishte i vetmuar dhe madje u sëmur edhe nga malarja. Një kombinim rrethanash që e shkatërruan, por vetëm për një sezon, sepse sot atë e kërkojnë skuadrat më të mëdha të Europës.

Sfidanti.al