Ndeshja e fundit në Premier League ishte derbi i Londrës, ku Totenhem mundi në fushën e tij 2-0 Uest Hem. Pa Antonio Conte që po rikuperohet në Itali pas operacionit, vendasit siguruan fitoren me golat e shënuar në pjesën e dytë. Emerson Rojal, kaloi në epërsi Totenhemin në minutën e 56-të. Më pas ishte Son që dyfishoi shifrat për të vulosur sukesin e “Spërs”, që siç e pamë më parë nga tabela, afrohen me objektivin e këtij sezoni që është një vend në Champions League.
Sfidanti.al