Të premten, sfidat e kategorive më të ulëta janë anuluar ndërkaq, edhe pse skuadrat që morën pjesë në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës u detyruan të dilnin në fushë. Mançester Junajtidi, Uest Hemi dhe Arsenali i zhvilluan përballjet e tyre edhe pse pasditen e së enjtes u lajmërua vdekja e Mbretëreshës britanike, Elizabeta II. Kalendari do të ngjeshet, por gjithsesi në Angli duan që ta nderojnë kujtimin e monarkes më jetëgjatë të mbretërisë, që mbajti kurorën 70 vjet.
Java 6, të shtunën: Fulham-Çelsi, Bournmuth-Brajton, Leister-Aston Vila, Liverpul-Uolves, Sauthempton-Brentford, Man. Siti-Totenhem; të dielën: Arsenal-Everton, Uest Hem-Njukasëll, Kristël Palas-Man. Junajtid; të hënën: Lids-Notingem Forest.
Sfidanti.al