Barcelona, fundjavën e kaluar, barazoi 2-2 në fushën e Seviljes në raundin e 20-të të La Ligës spanjolle. Sevilja ishte vetëm një hap larg që t’i shkaktonte Barcelonës humbjen e parë gjatë këtij sezoni në kampionatin spanjoll, pasi ajo udhëhiqte 2-0, por në fushë hyri Lionel Mesi dhe… rezultati u bë 2-2. Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde, e la futbollistin argjeninas në stol, por, pasi Sevilja shënoi golin e dytë, ai u detyrua që ta fuste atë në lojë.
Kamerat spanjolle, sikurse e kanë bërë zakon tani, arritën ta kapnin momentin, kur Valderde po i jepte udhëzimin e fundit, pranë stolit të rezervave, Mesit para se ky i fundit të hynte në lojë. Dhe Valverde kishte vetëm një kërkese për të: “Futu, se vetëm, ti, mund ta rregullosh këtë!”. Dhe Mesi e rregulloi gjendjen, mbasi, vetëm brenda dy minutash, arriti që ta kthejë situatën në barazpeshë. Fillimisht, Suarezi e shkurtoi rezultatin në 2-1, kurse vetë Mesi shënoi golin e barazimit 2-2, duke realizuar një gol fantastik mbas një gjuajtjeje nga rreth 20 metra.
Sfidanti.