Uzuni shënon dy në Superligën hungareze, arrin në 19 gola këtë sezon!

Askush nuk është si ai, dhe duket se do të jetë përsëri më i miri i ekipit të tij dhe i Superligës së Hungarisë. Myrto Uzuni ishte sërish i papërmbajtshëm në kampionat për Ferencvaroshin duke shënuar 2 herë në fitoren 4-0 arritur në fushën e Vardës. Sulmuesi shqiptar realizoi për 2-0 dhe për 4-0, përkatësisht në minutat 70 e 91, ndërsa Ferencvaroshi e mbajti vendin e parë në renditje me 25 pikë, po aq sa Akademia Pushkash. Për shqiptarin janë 5 gola në kampionat duke qenë vetëm 3 gola larg më të mirëve në renditjen e Këpucës së Artë në Hungari.

Uzuni po kalon me të vërtetë një sezon fantastik. Përveç golave në Superligë, ai ka 4 gola në 4 ndeshje në raundet eleminatore në Champions. Po ashtu ka realizuar dy gola në 4 ndeshje në Ligën e Europës, atë në portën e Betisit spanjoll. Në Kupën e Hungarisë është shënuesi më i mirë me 8 gola e 1 asistë në vetëm 2 ndeshje. Në total, sulmuesi i kombëtares ka 19 rrjeta e 7 asistë në vetëm 25 ndeshje këtë edicion.

Sfidanti.al