Uzuni barazon legjendën Florian Albert me 6 gola në një ndeshje

Kishte 51 vjet që nuk ndodhte, dhe atë e kishte bërë një lojtar legjendar i skuadrës që mbiquhet “Fradi”. Në dhjetor 1960, Florian Albert shënonte 6 gola në një ndeshje zyrtare për Ferencvaroshin dhe ai do të mbetej i fundit derisa këtë e bëri Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar shënoi 6 gola në fitoren 6-0 në fushën e Hatvanit në Kupën e Hungarisë, duke u kualifikuar për në 32 ekipet më të mira. Nuk e pati shumë të vështirë, sepse kundërshtari ishte modest, por gjithsesi gjashtë gola janë shumë, aq më tepër që shqiptari shënoi 4 të parët në minutat 32, 37, 51 e 60. Në vazhdim shënoi për 7-0 me penallti dhe për 8-0. Ai ka 11 gola e 5 asistë këtë sezon në 14 ndeshje, një rendiment tepër i lartë, dhe sidomos i dalluar është në Champions me 4 gola e 4 asistë në 8 ndeshje. Barazimi i rekordit të Albertit duhet të jetë një krenari e madhe sepse ai ishte hungarezi i fundit i madh, që pas epokës së Pushkashit me shokë, dhe fitoi Topin e Artë në 1967, ndaj jo më kot mbiquhej “Perandori”.

Sfidanti.al