“Ujku qimen e ndërron …”, festat dhe dëmtimet e Nejmarit

Ndaj Argjentinës nuk luajti në radhët e Brazilit, kundër Nantës në kampionatin francez nuk do të jetë për Paris SG dhe ekziston mundësia që të humbasë ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Champions në fushën e Mançester Sitit, një duel thuajse vendimtar. Nejmari nuk po i ka shumë mirë punët në fushën e lojës këto kohë, por problemi më i madh është se nuk po i ndahen skandalet. Sulmuesi brazilian është fotografuar dhe filmuar në jetë nate në Sao Paulo një ditë para ndeshjes Argjentinë-Brazil në eleminatoret e Botërorit. Opinionistë të ndryshëm brazilianë e kanë sulmuar për stilin e jetesës dhe për faktin sesi mund të ketë shkuar të kërcejë kur ka dhimbje në muskujt e barkut. Me gjasë, nuk ka dashur të luajë!

Sfidanti.al