Jo gjithnjë mosha është një favor, dhe këtë thuajse e provoi si pësim Entoni Xhoshua, pasi e kuptoi mirë më herët Konor Mekgregori. Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit profesionist arriti një fitore të rëndësishme ndaj rusit Povetkin, me nokaut në raundin e shtatë, veçse gjatë gati 20 minutave nuk e pati aspak të lehtë.
Boksieri rus e nisi më mirë luftën në “Uembli”, në prani të 80 000 spektatorëve, dhe ishin vetë gazetat britanike që llogaritën se, me pikë, veterani ishte përpara djalit të shtëpisë (58-56). Povetkin luftoi në moshën 39-vjeçare, ndërsa Xhoshua është 28, por kjo diferencë nuk u kuptua aq mirë. Anglezit iu përgjak hunda në raundin e parë, veçse kombinimi i të majtës me të djathtën në raundin e shtatë ishte i shkëlqyer, duke e rrëzuar dy herë në tapet kundërshtarin.
Xhoshua mbajti brezat e kampionit në IBF, WBA, WBO dhe IBO, ndërsa tani preferon të ndeshet me amerikanin Diontei Uajlder, por mund të ketë kundërshtar edhe anglezin tjetër, Tajson Fjuri, nëse ky fiton duelin me amerikanin.
Sfidanti.al