Liverpuli ka frikë për Shaqirin, nuk do ta marrë në Beograd

Futbollisti Gjerdan Shaqiri që sapo ka ardhur te Liverpuli dhe që ka lindur në Gjilan të Kosovës, ka shumë mundësi që të mungojë në ndeshjen që “të kuqtë” do të zhvillojnë më 6 nëntor në Beograd me Crvena Zvezdën vendase në kuadrin e Grupit C të Ligës së Kampioneve, njofton portali “Goal.com”, sipas të cilit, Liverpuli, megjithëse ende nuk e ka marrë vendimin definitiv, po shqyrton mundësinë që të mos ta marrë me vete në kryeqytetin serb Shaqirin, gjesti provokues antiserb i të cilit, kur ai bëri më dorë shqiponjën dykrenare , është ende i freskët midis tifozëve nacionalistë serbë që ende nuk e kanë harruar as humbjen e ndeshjes me Zvicrën (1-2) dhe as gjestet provokuese që bënë dy golashënuesit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Gjerdan Shaqiri.
Për këtë arsye, Liverpuli synon që të shmangë çdo situatë provokuese në Beograd, ku në stadiumin “Marakana” të tij do të ketë më shumë se 50 000 tifozë të Zvezdës. Sidoqoftë, Shaqiri, deri tani, nuk ka luajtur në formacionin e parë të Jyrgen Klopit.
Sfidanti.al