Tronditet” futbolli europian, Lyon përjashtohet nga kampionati

Klubi i njohur francez, Lyon është rrëzuar në Ligue 2, për shkak të problemeve financiare.

Pas një takimi me autoritetin financiar të futbollit francez, klubi Lyon është zyrtarisht i rrëzuar në Ligue 2, sipas njoftimit të LFP-së.

Ky vendim vjen pas një paralajmërimi të mëparshëm se nëse situata financiare e klubit nuk përmirësohej, pasojat do të ishin rënie në kategorinë e dytë.

Pavarësisht përpjekjeve të Eagle Football Group, përfshirë shitjen e aksioneve në Crystal Palace dhe ekipin e femrave të Lyon-it, DNCG nuk është bindur për stabilitetin financiar të klubit.

Pronari John Textor kishte dhënë sinjale pozitive pas takimit, duke theksuar investimet dhe përmirësimin e likuiditetit, por këto nuk kanë mjaftuar.

Si rezultat, Lyon do të garojë në Ligue 2 në sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al