Lazio, Hysaj apo Lazzari, Sarri përballë zgjedhjes së vështirë

Ditët në vazhdim do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Elseid Hysajt në Romë. Sa i përket programimit të ekipit për sezonin e ri drejtuesit e klubit do të jenë përballë zgjedhjeve të vështira. Njëra prej tyre ka lidhje me mbrojtësin shkodran, Elseid Hysaj.

Lazio për momentin ka plot pesë mbrojtës krahu. Në të majtin Nuno Tavares e Pellegrini do të luajnë për një fanellë titullari ndërsa në krahun tjetër konkurenca është edhe më e madhe pasi janë tre kandidatë si Marusic, Lazzari dhe Hysaj.

Lazio vitin që vjen nuk do të jetë pjesë e kompeticioneve europiane dhe për këtë motiv Sarri ka vendosur që të ketë nën urdhëra një grup të reduktuar futbollistësh prej 19 personash. Sigurisht që në këtë strategji nuk parashikohen pesë lojtarë të cilët interpretojnë rolin e mbrojtësve të krahut. Përballë këtij problemi, Sarri-t i duhet që të bëjë zgjedhje të forta dhe të vendosë së kush mes Lazzari-t dhe Hysajt duhet që të largohet. Sigurisht duke parë lidhjen e fortë të trajnerit italian me shkodranin ky i fundit ka shanse të mira për të qëndruar në Romë.

sfidanti.al