Pogba bëhet me skuadër të re

Paul Pogba do t’i bashkohet gjigantit francez Monaco si lojtar i lirë, pasi ka arritur një marrëveshje totale. Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. “Paul Pogba tek AS Monaco, ja ku shkojmë. Marrëveshje verbale në fuqi, kontratë deri në qershor 2027”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, detajet përfundimtare janë zgjidhur dhe kontrata do të shqyrtohet nga avokatët në orët e ardhshme. Pogba pritet të udhëtojë drejt Monakos brenda 24 orëve për të nisur procedurat e transferimit. Testet mjekësore janë planifikuar për më vonë gjatë javës. Mesfushori francez ishte liruar nga Juventusi 18 muaj më parë, pas një dënimi për doping që e mbajti larg fushave. Tani Pogba synon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit, pasi me Monacon do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

sfidanti.al