Andrea Tedesco nuk është më trajner i Shqipërisë U17. Tekniku italian dhe përfaqësuesja kuqezi kanë “shtrënguar duart” përfundimisht, teksa ka qenë vetë Tedesco që ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi. “Çfarë udhëtimi. Faleminderit Shqipëri. Po shoh përpara për eksperiencën e radhës.”- shkruajti ai. Tedesco qëndroi 12 ndeshje në krye të Shqipërisë U17, me ekipin që mori mesatarisht 1.08 pikë për ndeshje. Në Europianin që u zhvillua në Shqipëri, kuqezinjtë e vegjël nuk grumbulluan asnjë pikë.
sfidanti.al