“Treni ekspres” Roben ndalet “në stacion” nga nervi shijatik

Kthimi i tij në fushë u shty përsëri. “Treni ekspres” Arjen Roben do ta bëjë Bajernin të presë edhe ca, pasi nuk i ka punët mirë me nervin shijatik. Nervi është fryrë nga ndonjë problem në shtyllën kurrizore dhe holandezi 33-vjeçar, që nuk është më edhe aq i ri, do të vazhdojë riaftësimin në Doha të Katarit. Besohet se trajtimi do të përfundojë në 2 janar dhe Roben do të jetë gati për gjysmën e dytë të sezonit.

Kjo do të thotë se ai do të humbasë ndeshjen derbi të Kupës së Gjermanisë ndaj Dortmundit, por trajneri Hajnkes nuk ka ndërmend të rrezikojë. “Është e vërtetë që për momentin nuk kemi shumë alternativa, – thotë ai, – por, duhet të presim kohën e duhur. Në fazën e dytë do të kemi Robenin, Riberinë, Mylerin, Komanin dhe do të ketë përsëri rotacion”. Kjo nuk i ka prishur punë Bajernit, që vazhdon të fitojë dhe të jetë në vendin e parë të Bundesligës, i shkëputur.

Sfidanti.al