Sipas lajmeve më të fundit, përfaqësitë e klubeve të Milanit dhe të Torinos kanë filluar bisedimet, ndërsa thuhet se tifozët e Milanit kanë nisur në rrjetët sociale një fushatë që synon transferimin e Andrea Belotit tek ekipi rosoner me hashtagun “BelotiMilan”. Italia futbollistike, në fakt, po zien lidhur me takimin që është zhvilluar mbrëmë mes krerëve të Milanit dhe të Torinos. Në tryezën e bisedimeve, nga njëra anë, tandemi i drejtorëve të Milanit, Fasone-Mirabeli, kurse nga ana tjetër, “dirigjenti” i Torinos, Xhanluka Petraki. Temë qëndrore: Transferimi i Andrea Belotit te Milani.
Sidoqoftë, fjalët e tepërta janë fukarallëk, sepse, po të ndodhi ky transferim, ai do të jetë, më të vertetë, një bombë në Apenine. Por, për shumë arsye, duket si e vështirë që kjo histori të bëhet reale, sado e madhe që të jetë dëshira e klubit dhe e tifozëve të Milanit. Në epokën e artë të Berluskonit dhe Galianit, Milani bënte transferime të tillë që e trondisnin tregun e futbollit. Por, ato ishin kohëra të tjera. Milani, tani, ndodhet në duart e biznesmenëve kinezë që kanë paralajmëruar se kanë ndarë 150 milionë euro për përforcimet e reja. Por, a janë gati atra që të paguajnë për Belotin dy të tretat e kësaj shumë, pra 100 milionë euro? Dihet se Torino e ka blinduar golashënuesit e vet më të mirë me një klauzolë blerjeje prej 100 milionë eurosh.
Sfidanti.al