Tomas Myleri po mendon seriozisht të largohet nga Bajerni

Këto mund të jenë javët e fundit. Një nga emrat legjendarë të skuadrës bavareze mund të ikë këtë verë. Flasim për Tomas Mylerin, i cili po mendon të largohet në mbyllje të edicionit. Sipas mediave në Mynih, sulmuesi nuk është i kënaqur me minutazhin, ndërsa është lënë shpesh në stol nga trajneri Tomas Tuhel. Myleri besohet se kërkonë luajë sërish futboll duke mos qenë tepër i vjetër, ndonëse nuk dihet se ku mund të luajë.

Sfidanti.al