Tirana në dilemën “Seferi”: Të pranojë 500 000 apo të kërkojë 1 milionë euro!

Shënoi plot 19 herë në një sezon për t’u mbajtur mend. Taulant Seferi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të Abisnet Superligës, pse jo më i miri, ndërsa duket se ka ardhur momenti që Tirana të bëjë llogaritë për të ardhmen e tij. i afruar para dy vitesh, ai pati shpërthimin e pritshëm në edicionin e kaluar duke ndihmuar ekipin që të fitonte titullin kampion. Sulmuesi, që është rikthyer si pjesë e kombëtares shqiptare, nuk e ka fshehur dëshirën për t’u larguar sërish nga Shqipëria, dhe për të pritet një stinë interesante. Burime nga Tirana, siç informon e përditshmja “Panorama Sport”, bëjnë me dijë se drejtuesit e klubit kërkojnë 1 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit që e morën nga Jang Bojsi i Zvicrës.

Deri tani nuk është se nuk ka pasur oferta, por sipas këtyre burimeve kanë qenë deri në nivelin e 500 000 eurove, dhe kjo ka bërë që Tirana të presë edhe ca për të vendosur. Seferi është thuajse e sigurt që do të luajë në Champions, ku bardheblutë ndeshjen me Dudelanzhin e Luksemburgut, ndërsa largimi mund të bëhet pas Europës. Për momentin, sulmuesi nga Maqedonia e Veriut është duke u stërvitur me Tiranën në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku edhe shënoi gol në miqësoren e fituar 2-1 ndaj Shkupit.

Sfidanti.al