Tirana “harron” Mirel Josën, ish-lojtari i Interit dhe i Brazilit pritet në stol!

Tirana pritet të ketë një trajner të huaj pas dorëheqjes së Mirel Josës. Burime pranë klubit bëjnë me dije se është arritur një marrëveshje me brazilianin Ze Maria, ish-futbollist i Interit dhe i kombëtares së Brazilit. Trajneri 43-vjeçar ka qenë edhe më parë në bisedime me drejtuesit e Tiranës, pikërisht në vitin 2013, duke mos u konkretizuar asgjë, por këtë herë duket se do të ulet në stolin bardheblu. Ze Maria ishte trajner i skuadrës Gor Mahia në Kenia, por dha dorëheqjen dy ditë më parë, në mënyrë misterioze.  Në karrierën e tij, ai ka drejtuar skuadra modeste në Itali, si dhe një ekip në Rumani.

Tirana, ndërkaq, ka nisur stërvitjen pa Josën, duke u drejtuar nga ndihmësit e tij, Emanuel Egbo dhe Ivan Gvozvenoviç. Skuadra pritet të marrë pjesë në Ligën e Europës në fund të muajit qershor, pra Ze Maria nuk do të ketë shumë kohë për ta përgatitur siç duhet.

Sfidanti.al