Tifozët e Barcelonës duan shitjen e 5 lojtarëve, “ikin” Pike dhe Suarez?!

Barcelona vazhdon të jetë në një lloj krize në La Liga, pasi ka katër ndeshje radhazi që nuk po fiton dot, gjë që është një diçka shumë e rrallë në historinë e viteve të fundit të klubit katalonjas, duke ngjallur kështu pakënaqësi të madhe midis tifozëve të saj. Sidomos, ata janë të pakënaqur me mbrojtjen e ekipit dhe, në radhë të parë, me qendërmbrojtësin Zherar Pike që në disa ndeshje radhazi ka bërë gabime trashanike që kanë çuar në pësimin e të paktën katër golave në portën e ekipit barcelonas gjatë këtij sezoni.
Duke pasur parasysh sa më sipër, tifozët e klubit katalonjas kanë bërë një anketë se cilët lojtarët do të donin ata që të shiteshin nga Barcelona. Në këtë listë u gjenden pesë futbollistë, por e papritura më e madhe është se në të u gjend edhe emri i Luis Suarezit që gjatë viteve të fundit ka qenë një nga lojtarët kryesorë mbas Lionel Mesit. Në listën në fjalë ndodhen, gjithashtu, Tomas Vermalen, Zherar Pike, Denis Suarez dhe Rafinja.
Sfidanti.al