Ishte e vështirë edhe thjesht që të rinovohej. Stefan De Vraj cilësohet si një nga mbrojtësit e qendrës më të mirë në Europë dhe pritej që Lacio ta kishte shumë të zorshme për ta mbajtur. Gjithsesi, drejtori sportiv Igli Tare, dhe presidenti Lotito, ia dolën me sukses që holandezi 25-vjeçar të rinovonte kontratën me klubin e Serisë A.
Besohet se De Vraj do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa gjëja më e rëndësishme ishte se klauzola e transferimit nuk u ul nga 25 milionë euro. Një ditë më parë, mediat italiane shkruajtën se klauzola do të ishte 20 milionë, por Tare ia doli t’i siguronte klubit kryeqytetas edhe 5 milionë euro të tjera. Më shumë se kaq nuk mund të bëhej, ndërsa kontrata e mëparshme e De Vrajit përfundonte këtë verë.
Sfidanti.al