Aguero dhe Mançester Siti: “Anfild” një stadium “i mallkuar”

Thuajse çdo lojtar apo skuadër e ka një kundërshtar apo një stadium të mallkuar dhe për Kun Agueron e Mançester Sitin ky vend quhet “Anfild” i Liverpulit. Supersfida e djeshme në Premier Ligë thjesht e konfirmoi këtë fakt që, padyshim mund të mos zgjasë përherë. Rekordmeni i golave për Sitin, Aguero, nuk ka mundur të shënojë kurrë në stadiumin e të kuqve, ndërsa luan prej 7 sezonesh në Angli. Janë pra 7 ndeshje në fushën e Liverpulit, ku ai nuk ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës, ndonëse në total ia ka dalë, me 6 rrjeta në 12 ndeshje gjithsej.

Edhe Siti nuk i ka punët mirë, dhe jo vetëm për bilancin total, në të cilin është shumë prana 18 herë kampionëve. Suksesi i fundit i bluve të Mançesterit ndaj Liverpulit, në qytetin-port buzë lumit Mersej, është arritur në vitin 2003 falë një goli të Nikolas Anelkasë. Vetë Guardiola e kishte pohuar këtë statistikë përpara ndeshjes. “Unë nuk besoj tek statistikat, – u shpreh ai, – por, me vetëm 2 fitore në 45 vitet e fundit dhe me suksesin e fundit në 2003, kjo tregon sesa e vështirë është të luash atje”.

Sfidanti.al