Beteja e polemikave ne distance mes Zhoze Murinjos dhe Antonio Kontes nuk ka fund. Kapitulli i ri i kesaj historie ka protagonist pikerishte trajnerin e Mancester Junajtid i cili nepermjet te perditshmes ‘Telegraph’ ka thumbuar serish kolegun e tij te Celsi.
‘Une i marr pergjegjesite kur nis polemikat-tha Murinjo-dhe kjo ka ndodhur jo pak here. Ne rastin e kundert, mua me duket per te qeshur kur shoh shkaktaret e polemikave te bejne viktimen. Duke qene se e gjithe kjo me argeton atehere kjo histori mbyllet ketu’.
Megjithate eshte e veshtire te thuhet se kjo histori eshte mbyllur perfundimisht duke qene se kjo beteje polemikash vazhdon prej ditesh me protagonistet qe nuk e kane lene asnjehere t’u shpetoje rasti per t’iu pergjigjur thumbave te njeri-tjetrit.
Murinjo foli edhe per perplasjet e dikurshme me Claudio Ranieri te cituara edhe nga Konte.
‘Ne rastin e Ranierit isha une qe duhej te kerkoja falje-tha Murinjo-dhe raportet mes nesh kane ndryshuar ndjeshem, jane bere te shkelqyera’.
Sfidanti.al