Pas pak më shumë se 2 muajsh nis Botërori i ri i MotoGP dhe për skuadrat pjesëmarrëse ka ardhur koha e prezantimit të mjeteve të reja më të cilat do të garojnë pilotët e tyre. E para skuderi që e ka ndërmarrë këtë hap ishte Dukati që prezantoi motorin ‘DesmosediciGP 18’ që do të jetë në dispozicion të Andrea Doviciozos dhe Horhe Lorencos. E reja në telajon e motorit të ri është se përvec ngjyrës së kuqe, disa pjesë të tij janë gri. Objektiv i Dukatit për këtë vit është të ndërpresë hegjemoninë e hondës dhe të fitojë titullin Botëror
‘Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për mënyrën sesi i arritëm rezultatet duke ia dalë mbanë të emocionojmë tifozët tanë-tha Dovizioso-Por këtë vit kërkojmë më shumë dhe kjo është normale. Synimi është që të rivalizojmë për titullin dhe të jemi akoma më kompetitivë në ato pista ku dështuam që të ngjitemi në podium’
Ndërsa spanjolli Lorenzo deklaroi dse do të përmpiqet që në pista këtë të vit të shfaqë versionin më të mirë të tij.
‘Kemi një skuadër dhe një motor të gatshëm, për të fituar-tha Lorenzo-objektivi im është që të përmirësohem vazhdimisht dhe të ofroj versionin më të mirë timin. Kur kjo të ndodhë atëherë do të jemi në gjendje që të fitojmë më shumë gara’.
sfidanti.al