Srda Kurtulan në “orbitën” e Galatasaray

Galatasaray ka hedhur sytë nga Arda Okan Kurtulan, futbollist 23-vjeçar i Göztepes, i cili aktivizohet në krahun e sulmit. Sipas medieve turke, klubi nga Stambolli po ndjek me vëmendje paraqitjet e lojtarit dhe e konsideron atë një alternativë interesante për të përforcuar repartin ofensiv. Megjithatë, Göztepe nuk është e gatshme ta lëshojë lojtarin në këtë fazë, duke e konsideruar pjesë të rëndësishme të projektit aktual. Qëndrimi i klubit tregon se një largim i mundshëm do të kërkonte kushte të favorshme financiare.

Arda Okan Kurtulan ka veshur më parë fanellën e kombëtares së Shqipërisë në moshat, por pasi refuzoi të vazhdonte me kuqezinjtë, sot aktivizohet me statusin e lojtarit turk në kampionatin vendas. Në këtë sezon, 23-vjeçari ka zhvilluar 18 ndeshje me Göztepen, duke kontribuar me 3 gola dhe 1 asist, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e Galatasaray-t dhe jo vetëm. Mbetet për t’u parë nëse interesimi do të konkretizohet në një ofertë zyrtare në muajt në vijim.

sfidanti.al