Spanja konfirmohet skuadra më e fortë e Euro 2024. Pas 30 minutave të para të ndeshjes kundër Gjeorgjisë, Rodri shënoi golin e barazimit dhe më pas iberikët nuk e diskutuan për asnjë moment ndeshjen e luajtur në Koln. Pësuan fillimisht një autogol të besuarit e De La Fuentes të cilët nuk e humbën logjikën e ndeshjes dhe vijuan me sulmet deri në frymën e fundit të ndeshjes që e mbyllën me rezultatin 4-1. Në pjesën e parë nuk pati fitues por menjëherë me rikthimin e skuadrave në fushën e blertë, Spanja tregoi superioritet duke shënuar edhe tre herë e tashmë i lë takim Gjermanisë në një finale të parakohshme të Euro 2024.
sfidanti.al