Sot…për njerëzit!

Kombëtarja Shqiptare është sot motivi i fortë ku njerëzit duan të mbështeten deri në vetëmohim për t’i dhënë një kuptim rutinës së vështirë të ditëve mes sakrificave dhe tensionit të jetës. Situata politike e nxehtë në çdo stinë, konfliktet sociale, vështirësitë e jetës, problematikat e jetës së një shqiptari të thjeshtë, sot në orën 20:45 do të shumëzohen me zero sepse në fushë zbresin djemtë tanë, djemtë e të gjithëve, fanella kuqezi që nuk mund dhe nuk do të privatizohet kurrë nga askush. Shumë e kanë cilësuar një ndeshje si gjithë të tjerat por askush nuk mund të fshihet pas gishtit dhe përgjegjësive…kjo është një ndeshje që ka pas saj edhe tensionin e peshën e një populli të tërë prandaj sonte djemtë tanë do të luajnë për njerëzit dhe jo për VIP-at e rastësishëm të shkallëve.

Nga Pirro Bardhyli