Denni Xhepa shkëlqen në Val Cenis në Ski Chrono Samse Tour, aktivitet i FIS Alpine Skiing World Cup 2025-2026.Skiatori 22-vjeçar ishte fantastik në Slalom duke zënë vendin e parë me 1:29:41, me kohë shumë më të mirë se dy francezët, Hout-Marchand dhe Lopez.
Më herët Denni u ngjit në vendin e 3-të të podiumit në Giant Slalom më 8 Dhjetor dhe vendin e 10-të më 9 Dhjetor. Denni Xhepa është pjesë e Team Albania për Lojërat Olimpike, Milano-Cortina 2026.
sfidanti.al

