Ernest Muçi në super formë, por Trabzonspor do të presë për blerjen

Sulmuesi kuqezi, Ernest Muçi, ka marrë gjithë vëmendjen ditët e fundit, pas golave të shënuar për Trabzonspor në Turqi. Ai është huazuar nga Beshiktash dhe forma që po tregon aktualisht ka bërë që trajneri Fatih Teke të japë miratimin te klubi i Trabzonspor për të blerë kartonin e Muçit.

Momentin e artë të shqiptarit e ka evidentuar edhe shtypi turk. Por klubi i Trabzonspor duket se ka marrë kohë, pasi nuk do që të marrë një vendim të nxituar për të paguar 8.5 milionë euro. Futbollisti shqiptar i ka kushtuar 1 milion euro për huazimin dhe deri tani e ka justifikuar këtë shpenzim me formën që ka treguar dhe golat e shënuar.

Muçi ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit. Lojtari 24-vjeçar duket se ka gjetur formën më të mirë edhe falë mbështetjes së trajnerit Fatih Teke. Nëse vazhdon me këtë ritëm, me siguri Trabzonspori do të vendosë ta paguajë klauzolën për kartonin e Muçit.

Sfida e radhës për lojtarin e Kombëtares është ndaj Besiktashit, që ka kartonin e tij.

 

sfidanti.al