Simeone: Jemi gati për Realin

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valencias në La Liga, duke komentuar shortin e Champions League: “Është e kuptueshme që ju të fokusoheni në këtë, por unë do të përgjigjem vetëm një herë. Kundër Real Madridit do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera, ne jemi gati”.

A është ky momenti kyç i sezonit?

“Ne do të fokusohemi si gjithmonë. Kemi qenë me fat që luajmë shumë ndeshje të rëndësishme dhe do ta bëjmë me qetësi. Duke filluar me një ekip si Valencia që është përmirësuar me trajnerin e ri, tani është shumë i rregullt dhe i rritur”.

Si i menaxhoni kaq shumë angazhime?

“Unë do t’ju them se çfarë ndjej. Kur bëhesh trajner, gjithmonë dëshiron më të mirën, të përballesh me rivalët më të mirë dhe të përpiqesh të jesh në të gjitha garat, për të qenë afër arritjes së objektivave, që është fitorja dhe ne jemi. Jam i kënaqur me gjithçka që po ndodh”.

sfidanti.al