Si vjen puna? Bëhen parashikimet sesi Interi mund ta eliminojë Barçën?!

Ky stadium hera-herës qenka i mallkuar për ngjyrat “blaugrana”. Edhe pse nuk ishte në lojë skualifikimi, edhe pse nuk pati udhëtim me autobus por me avion, sërish ishte e rëndë që Barcelona u mund në Milano nga Interi. Renditja në Champions në “grupin e vdekjes” është e tillë: Bajerni ka 9 pikë të plota në 3 ndeshje, Interi ka 6 dhe Barcelona vetëm 3 duke lënë në vend të fundit Viktorian e Plzenit me 0 pikë. Llogaritë janë që nëse Interi fiton në “Spotifaj Kamp Nou” dhe nëse Bajerni merr pikë në Çeki, Barcelona eliminohet. Bavarezët do të kishin 10 pikë, pra të paarritshme në vetëm 2 ndeshje nga katalanasit, ndërsa italianët do të kishin avantazhin e ndeshjeve direkte.

Sfidanti.al