Ndodhi në Francë, në impiantin e klubit të Ligës së Parë, FC Orient, dhe fatkeqësia jo vetëm që shkaktoi tronditje të madhe, por edhe do të nxisë një kontroll edhe më të madh. Një punonjës i fushës mbeti i plagosur rëndë dhe vdiq në spital, pasi u godit nga njëri prej reflektorëve të dritave. Burri 38-vjeçar nuk i mbijetoi dot goditjes që duhet të ketë qenë shumë e fortë pasi vetë reflektori ka një peshë, plus ka fituar edhe më shumë për shkak të shpejtësisë së rënies drejt tokës.
“Rregullat e sigurimit teknik janë shkruar me shkronja gjaku”, thonë inxhinierët, dhe kjo për shkak të viktimave të shumta në punë, gjatë ndërtimit apo punës në industritë mekanike, elektrike e të tilla si këto. Edhe rregullat e sigurimit në stadiume po shkruhen me shkronja të tilla, ashtu si ato të Formula 1 e të mjaft sporteve të tjera, me përjashtim ndoshta të boksit, për vetë faktin se aty lejohen goditje nga më të fortat e të rrezikshmet. Besohet se në stadiumet franceze do të nisë kontrolli teknik dhe do të forcohen rregulloret pas kësaj që ndodhi.
Sfidanti.al