Ndodhi me Kavanin, dhe nuk ishte gjë e vogël pasi bëhej fjalë për rekordmenin e golave të skuadrës. Gjithsesi, kjo që po ngjan mes Nejmarit dhe Kilian Mbapesë tek Paris SG rrezikon të errësojë çdo luftë të mëparshme për të gjuajtur 11-metërshat, dhe është fat që një si Lionel Mesi nuk është protagonist. Ndodhi fundjavën e kaluar kur Nejmari nuk lejoi Mbapenë të gjuante penalltinë, dhe menjëherë pati krizë mes tyre, situatë që mund të rrezikojë gjithë projektin e PSG-së. Kjo, pasi klubi shpenzoi “qimet e kokës” për të mbajtur kampionin e botës, ndërsa nuk arriti të largonte brazilianin. Pas ndeshjes pati komente të tifozëve kundër Mbapesë dhe pati edhe “pëlqim” nga “Ney”. Për një sjellje të tillë në kohën e Kavanit, argjentinasi tjetër, Diego Forlen, komentoi se “Nejmari nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë me Mesin”. Po, por po e bën me Mbapenë!
Sfidanti.al