Merih Demiral është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA për mënyrën e festimit në fund të ndeshjes kundër Austrisë. Sipas mediave, mbrojtësi bëri një simbol që i përket një grupi të ekstremit të djathtë në Turqi dhe pasi analizoi pamjet, UEFA vendosi që ta dënojë shtatlartin turk duke i hequr një mbrojtës shumë të rëndësishëm trajnerit Vincenzo Montella. Një lajm i keq për trajnerin italian që e humbet mbrojtësin jo vetëm për ndeshjen kundër Holandës por edhe për një gjysmëfinale të mundshme nëse kalon “tulipanët”.
sfidanti.al