Serie A 2024-2025 merr formë

Hidhet shorti për sezonin 2024/2025 në Serie A. Kampionati më i dashur në Shqipëri, do e nisë edicionin e ri në fundjavën e 17-18 gushtit, teksa do të përfundojë në 24-25 maj të vitit 2025. Pushimet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve do të jenë plot 4, ndërkohë që vetëm në një rast do të luhet edhe në mesjavë, në javën e dhjetë. Gjithashtu nuk do të ketë pushime dimërore, pasi skuadrat do të zbresin në fushë në datat 22 dhe 29 dhjetor. Dhe 5 janar. Superkupa e Italisë, në formatin “Final Four”, do të organizohet në Arabinë Saudite në periudhën 3-7 janar 2025. Ndërkohë, java e parë ka sjellë përballje interesante. Kampionët në fuqi të Interit e nisin mbrojtjen e titullit në transfertë përballë Genoas. Milani pret Torinon, ndërkohë që Juventusi i Thiago Mottës përballet në shtëpi kundër Comos së rikthyer pas 21 vitesh në elitën e futbollit italian. Derbi i Milanos do të luhet në javën e pestë, konkretisht në datën 22 shtator, ndërkohë që duelet e zjarrta fillojnë që në javën e tretë. Me sfida si Inter-Atalanta, Juventus-Roma dhe Lazio-Milan. Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit është programuar për javën e nënëtë në “San Siro” (27 tetor). Katër javë më vonë do të përplasen në të njëjtin stadium Milani dhe Juventusi, në një klasike italiane (24 nëntor).

Java e parë (17-18 gusht)

Bologna-Udinese
Cagliari-Roma
Empoli-Monza
Genoa-Inter
Verona-Napoli
Juventus-Como
Lazio-Venezia
Lecce-Atalanta
Milan-Torino
Parma-Fiorentina

sfidanti.al