Shtohen hallet për Barcelonën, nuk mjaftojnë borxhet, por as Sergio Buskets nuk ul rrogën!

Lajmet nga të gjitha anët janë për afate pagesash prej miliona eurosh, për vështirësi në kryerjen e transferimeve dhe madje për një gjobë prej 30 000 eurosh, nuk janë e gjithë “panorama” për Barcelonën. Klubi katalanas duket se do të ketë probleme për të ulur rrogat e yjeve, siç kërkoi presidenti Zhoan Laporta, për shkak se me këto nivele nuk përmbushen kriteret e financiare të vendosura nga La Liga. Sergio Buskets, njëri nga kapitenët, nuk ka pranuar të ulë rrogën, të paktën kështu ka dalë nga bisedimet e para të drejtuesve me përfaqësuesin e tij, Hoze Maria Orobitg. Vetë Busketsi e tha hapur që nga grumbullimi me Spanjën se është hatërmbetur me klubin pasi presidenti Laporta foli publikisht për çështjen e rrogave.

Sfidanti.al