Garancia e Çuamenit për Realin? Që refuzoi edhe Mbapenë për tek PSG-ja!

Nuk është pak të bësh një zgjedhje të kundërt me atë që cilësohet si lojtari më i mirë i ekipit tënd kombëtar, e ndoshta potencialisht lojtari më i mirë i botës. Orelien Çuameni pati mundësi të shkonte tek Paris SG, kur e ndau mendjen të ikte nga Monako, dhe pati një nxitje të fortë sepse vetë Kilian Mbape e ftoi në kryeqytetin e Francës. Gjithsesi, siç e thotë vetë mesfushori i “gjelave”, ai e kishte ndarë mendjen për t’u bërë madrilen dhe kështu ndodhi. Kjo nuk ishte “badihava”, sepse Reali pagoi 100 milionë euro, por gjithsesi është një garanci e vërtetë që Çuameni 22-vjeçar do të jetë një lojtar i denjë dhe i sakrificës për fanelën “merenges” me numrin 18 që do të mbajë veshur. Si mund të jesh ndryshe kur për zgjedhjen tënde hodhe poshtë paratë e sheikëve dhe këshillën e Mbapesë?!

Sfidanti.al