E qartë që nuk do t’i marrë që të gjithë, por kërkon të forcohet në çdo repart. Milani synon që të jetë më i përgatitur sezonin e ardhshëm, edhe në Serinë A, por sidomos në Champions ku u eliminua në grup, ndaj edhe Paolo Maldini me shokë po punojnë fort. “La Gazeta delo Sport” jep shumë emra që mund të veshin fanelën kuqezi, dhe që kushtojnë jo edhe aq pak. Sulmuesi Skamaka i Sasuolos e ka kartonin 40 milionë euro, De Keteleri i Bryzhit është 21 vjeç, luan si mesfushor ofensiv dhe kërkesa e belgëve është për 34-40 milionë euro, plus shpërblime me klauzola. Holandezi Noa Lang po ashtu luan për Bryzhin dhe kartoni mund t’i kushtojë 22 milionë euro. Më afër duket Renato Sançez për mesfushën, ndërsa Kesie largohet. Pëlqehet gjithashtu holandezi Sven Botman, i cili gjithsesi pret edhe Njukasëllin, ndërsa Lila franceze kërkon mbi 40 milionë euro për kartonin. Duhet përcaktuar fati i Mesiasit, nëse do të merret apo do të shkojë diku tjetër, ndërsa për Zaniolon nuk po bëhet asgjëm, sepse Roma nuk po thotë sesa kërkon për futbollistin. Fjala është për 40 milionë euro, plus 10 milionë me klauzola.
Sfidanti.al