Shkupi pranë mrekullisë në Champions, çfarë paraqitjeje në Zagreb ndaj Dinamos!

Me gjasë, kampionët e Kroacisë menduan se kishin përballë ndojnë kundërshtar të vogël që do ta merrnin me “shpulla”. Ndodhi e kundërta, dhe Shkupi shkëlqeu në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit ndaj Dinamos vendase duke merituar më shumë edhe sesa barazimi 2-2 që arriti. Kampionia e Maqedonisë së Veriut, një skuadër me pronësi shqiptare, luajti sikur të ishte në shtëpinë e vet dhe realizoi 18 gjuajtje ndaj 16 të kroatëve, madje 16 prej tyre në kuadrat, ndaj vetëm 8 të “bluve”.

Injacio Keven da Silva në 25’ dhe Renato Cefas në 89’ ishin autorët e golave për miqtë, ndërsa kapiteni Arijan Ademi, një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, bëri thuajse gjithçka për Dinamon. Mesfushori shënoi në 44’ për barazimin 1-1 dhe në 86’ shërbeu asistin për Bruno Petkoviçin që kaloi përkohësisht “të kaltrit” në epërsi. Gjithçka do të vendoset në Shkup javë që vjen, por ekipi i klubit të presidentit Ejup Ademi dhe trajnerit Goce Sedloski ka shanse të mira.

Dinamo (4-4-2): Livakoviç – Moharrami (Ristovski 77’), J. Shutalo – (Teofil-Katerin 16’), Periç, Ljubiçiç – Shpikiç (Menalo 46’), Mishiç (Baturina 63’), Ademi, Ivanushec – Drmiç (Orshiç 63’), Petkoviç. Tr. Ante Çaçiç.

Shkupi (4-3-3): Naumovski – Brdarovski, Xhelili, Margvelashvili, Shehi (Timovski 69’) – Keven, Sengor, Alvarez (Cefas 87’) – Hamidi (Gjorgiev 69’), Danfa (Trapanovski 78’), Adetunji (Ali Ademi 87’). Tr: Goce Sedloski.

Sfidanti.al