Shkriniar? Vështirë që Interi ta detyrojë PSG-në të paguajë 70 milionë euro!

Francezët e duan qendërmbrojtësin nga Sllovakia dhe vërtet që u pëlqen shumë. Gjithsesi, presidenti Naser Al Helaifi dhe drejtori sportiv Luis Kampos, nuk kanë ndërmend të paguajnë aq sa dëshiron Interi për Milan Shkriniarin. Zikaltërit kërkojnë 70 milionë euro, ndërsa Paris SG mund të japë53 milionë euro, plus 7 milionë shpërblime të ndryshme. Pra, në total 60 milionë, jo 70, por as 65 milionë euro. E vështirë që Interi të ketë mënyrën për të detyruar PSG-në të paguajë aq sa e mendojnë ata, dhe me shumë gjasë do të duhet të gjejnë një “të mesme të artë”. Shkriniar është një lider, por Interi ka nevojë për financa dhe pritet të marrë brazilianin Bremer.

Sfidanti.al